VESHTRIME
VOX POPULI, VOX DEI!
Aktualiteti i kesaj sintagme eshte evidente edhe ne kohen dhe jeten e tanishme. Te gjithe ne si individe jemi pjese te bashkesise me te gjere, te cilen e quajme shoqeri. Dhe, gjithsesi, pa marre parasysh prejardhjen, arsimin, edukimin, veprimin, besimin, kemi ideal te perbashket – te ndertojme shoqeri te shendoshe. Konkretisht, shoqeria qe ka themelet mbi dialektiken e perditshme mes ideve, te emetuara nga te gjithe ne, ne drejtim NGA ME E MIRA.
Rruga drejt ME E MIRA eshte e gjate, e pafund. Ajo qe vazhdimisht eshte insistimi i ndryshimeve: nga e keqja drejt te mires, nga e mira drejt me te mires, nga me e mira drejt te shkelqyeshmes...! Prej ketu, zeri i popullit eshte kerkese per ndryshime te asaj qe eshte prezent, ne rrjedhe.
Por, ajo qe me pare duhet ta ndryshojme, jemi ne vete, qofte si pjese te organizuar ne sektorin civil, ne ate shteteror ose privat. Herman Hese thote ta ndryshojme mos durimin tone, ndjeshmerine tone, mungesen tone nga dashuria dhe leshimi. Ne pajtim me realitetin tone, do te shtoja ndryshim ne kulturen e sjelljes, ne perceptimin dhe pranimin e gjerave, vleresimin e te njejtave.
Fakti se secili i treti qytetar ne Maqedoni eshte ne shoqeri aktiv ne cfaredo qofte forme te shoqerimit qytetar, flet per baze te fuqishme qe nxite dhe kerkon ndryshime nga lloje te ndryshme. Suksesi do te jete i plote, nese keto kerkesa per ME TE MIREN pranohen njekohesisht edhe nga aktoret te organizuar ne sektorin shteteror dhe ai privat. Prandaj, ndertimi i lidhjeve, rrjeteve dhe komunikimi mes ketyre tre faktoreve shoqeror ka nevoje te madhe.
Ketu do te kisha permendur edhe dicka, pergjegjesine – personalen dhe ate te perbashket. Gjegjesisht, ne masat, vullnetin dhe kriteret, si kontrollor te rrepte te sjelljes sone, perceptimit dhe vleresimit te gjerave dhe, perseri se pari me imperativ para vetes (sektorit civil), e pastaj edhe te tjereve (sektorit shteteror dhe privat). Suksesi edhe ketu varet nga respektimi i ndersjelle dhe praktikumi i pergjegjesise.
Vetem nje kthim prapa ne histori! Shteti osman gjate shekullit 19 ishte shtet me projekte te shumta per reforma dhe shnderrimin e saj ne shoqeri cilesore dhe moderne. Por, suksesi mbeti, per shkak te mos pasjes se vullnetit, masave dhe kritereve (pergjegjesi), para se gjithash nga fusha per realizimin e kerkesave per ndryshime.
Ja nje situate tjeter, nga koha jone. Shoqata “Peperutka”, e cila ka per qellim permiresimin e kushteve dhe menyren e sherimit te femijeve te semure nga semundjet malinje, ku gjate vitit 2005 realizoi nje aksion te gjere per realizimin konkret te qellimit te permendur. Ne bashkepunim me nje numer te madh te formave private (dhe nje shteterore), mediumet, individe, siguroi blerjen e aparateve per permiresimin e diagnostifikimit dhe meremetimin e Repartit onkologjik prane Klinikes per semundje te femijeve – Shkup, ne vlere prej 2.900.000,00 denare (rreth 48.000 euro). Nese nuk ekzistonte kushtueshmeri e ndersjelle drejt ndryshimeve NGA ME E MIRA dhe sjellje me pergjegjesi (te gjithe aktoreve te permendur), suksesi do te mbeste prapa. Por, tani e kane radhen aktoret e sektorit shteteror qe ta vertetojne nevojen per ndryshime drejt ME TE MIRES. Por, tani ne rradhe jane aktoret e sektorit shteteror qe ta vertetojne nevojen per ndryshime drejt ME TE MIRES. Duke filluar nga instanca me e larte, deri te me uleta (Ministria e Shendetesise, Fondi per Sigurim Shendetesor, Qendra e Klinikes, ekipi i mjekeve etj.) duhet t’i perdorin te gjitha mekanizmat dhe kapacitetet qe i kane ne disponim, ne drejtim te punes se organizuar, protokoleve te reja per sherim, gjenerata me te shendosha. Ndersa, ata mund ta bejne te njejten vetem me pune me pergjegjesi ndaj vetes, e pastaj edhe ndaj bashkesise me gjere – shoqerise.
E mira e pergjithshme eshte e mira personale! Prandaj jane te nevojshme njekohesia, ndersjella dhe vetedija ne relacionin sektori civil, shteteror ose privat ne nje shoqeri. Ketu qendron fuqia e zerit te popullit!
(autorja e tekstit eshte kryetare e Shoqates “PEPERUTKA”)
|