VESHTRIME: MARINA TUNEVA – JOVANOVSKA
RREFIMET-PIKA KU TAKOHEN MEDIUMET DHE SHOQATAT E QYTETAREVE
Nese shoqatat e qytetareve e kuptojne dhe e pranojne rolin e tyre te krijuesve te mendimit publik me ndihme te mediumeve, atehere ata jane ne gjysmen e rruges deri te suksesi i garantuar. Ndersa, qe te perfitohen mediumet ne realizimin e qellimit te tille, eshte e nevojshme qe te mesohet te komunikojne me “gjuhen e tyre”.
Kam verejtur, e jam edhe e bindur se do te pajtohen pjesa me e madhe e tyre vemendja e te cileve e meriton kete tekst, se kur dikush ballafaqohet me te panjohur, disa nga reagimet e para jane distancimi, qe pastaj te mos ckycet edhe meria, hulumtimi i mundimshem pas asaj qe meriton kritike negative, injorimi dhe te ngjashme. Nuk e di nese pikreisht per shkak te kesaj me larte ose bashke edhe me shkaqe te tjera qe do te sqarohen ne kete tekst, por jo shpesh verehet e njejta qe ndodh edhe ne relacionin mediume-shoqata te qytetareve.
Nuk tingellon mire, por duhet te verehet se sektori qytetar di te gjendet thelle ne agjenden e mediumeve. Ashtu sic mediumet shpesh here gjenden ne fund te agjendes se veprimit te shoqatave te qytetareve. Per marredheniet jo aq te mira arsyetim me i shpeshte gjendet ne kerkimin e ndersjelle te pergjegjesise nga pala tjeter. Ndersa, me te padeshiruarat, por shpesh pasoja te shpeshta nga ky proces, eshte venia e shoqatave te qytetareve ne listen e “kryeresve te thjeshte te vullnetit te donatoreve dhe te atij qe qendron prapa gjithe procesit”, “larja e parave”, ndersa mediumet mbeten “pupla te kalbura”, “hulumtues pas senzacioneve”, “te orientuar vetem drejt politikes” etj. E padobishme do te ishte te vazhdohet me perberjen e listave nga ky tip, pasiqe kjo aspak nuk do te jete ne dobi as te mediumeve as te shoqatave te qytetareve. Te mos harrojme, ekzistojne shembuj te suksesit ne keto marredhenie, por, per fat te keq, kjo nuk eshte gjendja e pergjithshme, ashtu sic nuk eshte e mjaftueshme edhe te mendohet se ekziston baze per optimizem kur mbeshtetemi vetem ne shembuj te izoluar.
Pergjegjesite te te dy palet mund te rriten, e kur themi te rriten, mendojme te arrijne nivel te kenaqesise edhe te sektori qytetar dhe te meidumet, vetem nese dikush e ndermerr pergjegjesine personale. Nese shoqatat e qytetareve e kuptojne dhe pranojne rolin e vet te kreatoreve te mendimit publik me ndihme te mediumeve, atehere ata jane ne gjysem te rruges deri te suksesi i garantuar. Ndersa, qe te perfitohen meidumet ne realizimin e qellimit te tille eshte e nevojshme te mesohet te komunikohet me “gjuhen e tyre”. Nepermjet asaj gjuhe mund te tregohen shume rrefime te cilat do t’ua terheqin vemendjen atyre qe u rrefejne. E, rrefime te tilla nuk do te vijne nga Bota e cudirave, por nga bota reale e sektorit qytetar dhe per ata do te jete i nevojshem inspirim dhe vullnet i vogel te rrefehen. Nga ana tjeter, nese mediumet drejte e luajne rolin e vleresuesve te rrefimit te mire dhe inspirativ dhe me vullnet te mire japin hapesire per ringjalljen e saj te serishme nepermjet fjales se shkruar apo thene, do te ofrohen shume mesazhe dhe ide te cilave do t’u jete falenderues pikerisht ai per te cilin kane qene te dedikuara – qytetari. Apo misioni kryesor i te dy paleve (mediumet dhe shoqatat e qytetareve) eshte qe te arrihet deri te njerzit me mesazh te mire?
Thone, mediumet e kane fuqine. Po, kur flasim per zgjedhjen dhe transmetimin e rrefimeve dhe mesazheve, por kjo fuqi varet, para se gjithash, nga ata te cilet i ofrojne dhe krijojne rrefimet. Derisa kjo lidhje e ndersjelle ehste plotesisht e qarte te dy paleve, baze per distancim dhe mospajtim nuk do te kete.
Edhe mediumet edhe shoqatat e qytetareve mund t’i jene mesues njeri tjetrit. Te mesojne cka dhe si punojne dhe nje fryme te tille t’i ndihmojne njeri tjetrit ne realizimin e percaktimeve te tyre. Atehere me siguri do te mund te pritet bashkepunim i frytshem. Duke e thene kete, e kujtoj nje fjale te urte arabe: “Nese keni mbjellur kaktuse, mos prisni rrush”. Nesoj se shumeica vecme e kane perpiluar formulen per sukses dhe do ta respektojne deri ne fund!
(autorja eshte gazetare e diplomuar)
|