DINJITETI I TETE MARSIT, SOT
NE RRUGEN NGA KIC-PARADA DERI TE DIALOGU KONSTRUKTIV
Gjate nje TV ankete ne rruget e Shkupit, shkupjanet e pyetur, te moshes dhe gjinise se ndryshme, ne pyetjen cfare paraqet 8 Marsi per ju, jane pergjigjur: “Qoshqet ne rruge”, “Mundesi qe te kremtohet dita ne ndonje restorant te mire”, ose “Nenes dhe mesueses do t’u bleje lule”, sic u pergjigj nje nxenes nga Shkupi.
Askush nuk e permendi Tete marsin si dite nderkombetare te gruas, feste e cila e ka dinjitetin e vet, askush nuk e permendi barazine e gruas. Ndersa, pyetemi nese ende dikush e permend Roza Luksemburgun, Klara Cetinin dhe te gjitha ato gra te cilat kane kontribuar qe grate te kene te drejten e votes, te drejten e festes se tyre, e drejte qe te jene te dukshme ne shoqeri.
Tete marsi 20906 ishte dhe kaloi. U kremtua ne restorante, me dhurimin e luleve, me ndonje tribune per dhe rreth barazise se gjinive... Por, megjithate, nuk mund te shmanget te menduarit nese Tete marsi edhe me tej duhet te shnderrohet ne kic-parade edhe me te madhe, a duhet ne ate dite te potencohet numri i rritur i grave parlamentare, duke i harruar mijera gra te cilat jetojne ne skajin e ekzistences, dhe megjithate si te shmanget kuazifeminizmi, i cili eshte duke sunduar ne hapesirat e Maqedonise.
Si te kremtohet Tete marsi ne menyren me te drejte dhe cfare paraqet kjo feste? ”Tete marsi do te duhej te jete kthim ne nje problem i cili eshte thelbesor dhe i perditshem. Kjo as nuk eshte ceshtje akademike, nuk eshte as percaktim individual, por eshte ceshtje per barazine thelbesore sociale, ekonomike dhe kulturore te gjinive”, thote Elizabeta Sheleva, profesor universiteti, duke potencuar se nuk duhet te harrojme se Tete marsi si date ne histori eshte e shenuar pikerisht per shkak te nevojes se barazise, te drejtes per vote, para se gjithash, per te cilen grate ne fillim te shekullit 20 kane luftuar dhe e kane merituar. “Nuk qendron puna aty qe Tete marsin ta shnderrojme ne spektakel shpenzimi. Nuk eshte mire dhe nuk eshte qellimi qe Tete marsi te jete dite ku do te profitohet ne menyren me banale, duke blere dhe duke i dhuruar gruas imtesia te ndryshme ne emer te ndonje miresie dhe kuazirespekti. Qellimi i asaj dite eshte qe as te mos shnderrohet ne grumbullimin e obligimeve te shtepise te gruas qe te gatuaje kifle, rolade ose specialitete te tjera, qe te mirepriten ata qe kane ardhur ta urojne festen. Pas gjithe kesaj qe i numerova, ky eshte shembull, per fat te keq, feste e kuptuar ne menyre seksiste, seksiste sepse perseri e huqe qellimin e humanes, bashkejetesen e fatit, te obligimeve, te drejtave, te kenaqjes mes dy gjinive. Duhet te theksojme se ketu ende sundon nje hipokrizi e madhe, demagogji e madhe, pasi qe ajo qe eshte heshtur ne ritualet socio-kulturore dhe protokollet e perditshmerise, ne thelb edhe me tej nderton kult dhe nje stereotip te deshiruar te gruas si amvise – ne kuptimin e nje roli metaforik gjinor kulturor, me liste te paster te obligimeve dhe pergjegjesive ne te cilat marrin pjese kujdesi per shtepine, mirembajtja e shtepise dhe kujdesi per pasardhesit. Mendoj se roli i Tete marsit se pari duhet te jete nje hulumtim kritik i klisheve, se sa nje udhetim njeditor nga ajo qe eshte kuazifeminizem”, potencoi Sheleva.
Sa eshte prezent gruaja ne shoqerine maqedonase? Eshte fakt se ne Maqedoni gruaja eshte prezent ne jeten shoqerore, gra ka edhe ne pozitat me te larta ne politike, gjysma e studenteve ne fakultetet e Maqedonise jane te gjinise femerore. Por, kjo eshte vetem njera ane e medaljes. Nga ana tjeter grate jane ne skajin e ekzistences, grate-viktima te tregtise me njerez, grate-viktima te dhunes familjare. Edhe krahas faktit se ka me shume gra ne politike, nje numri te madh grash nuk iu lejohet te votojne ne zgjedhje. Vetem te perkujtohemi se manipulohet me votat e rreth 100 mije grave, ato u keqtrajtuan ose u pamundesuan te votojne, vetem ne zgjedhjet e fundit lokale.
Imponohet ceshtja nese gruaja ne shoqerine maqedonase eshte mjaft prezent dhe ne cilat sfera me se shumti eshte shprehur diskriminimi ndaj grave?
“Eshte evidente se, emancipimi gjithnje ka pasur nivel me te larte ne bashkesine etnike maqedonase, por edhe tranzicioni dhe varferia kane lene gjurme serioze. Eshte gabimisht se per shkak te prezences te disa grave te fuqishme dhe te deshmuara, te vertetohet se punet shkojne nga e mira. Une edhe nuk pajtohem me ate se rritja e numrit te deputeteve, ministreve ose keshilltareve ne komuna eshte shkak i kenaqesise. Ajo qe vecanerisht brengos eshte se ekzistojne popullata te tera grash (numri i te cilave arrin disa qindra mijera), te cilat mbeten te margjinalizuara edhe ne jeten publike, por edhe ne sferen e arsimit, punesimit, kultures dhe format tjera te veprimit shoqeror. Shkalla e konfliktit ne shoqeri eshte evidente edhe neper rritjen e dhunes familjare, hendikepit te gruas ne bashkesite patriarkale familjare dhe lokale. Me ne fund, ndikimi i liberalizmit ekonomik eshte evident edhe ne baze te kufizimit te drejtave te gruas, gjegjesisht potencimin e jo barazise mes gjinive (si mosekzistimi i qendrimit ditor; pamundesia e babait qe te jete i shtruar ne kliniken e pediatrise me femijen e tij; kufizimi i kompensimit per pushimin e lindjes per neneat e punesuara etj.)”, sqaron Biljana Vankovska, profesor universiteti dhe anetare e Bordit te Komitetit te Helsinkit.
Elizabeta Sheleva: “Nuk eshte qellimi i Tete Marsit qe kjo date te jete dite ku do te profitohet ne menyrat me banale, duke blere dhe duke u dhuruar grave gjera te ndryshme ne emer te ndonje respekti dhe qellimi te mire. Roli i Tete Marsit se pari duhet te jete nje hulumtim kritik i klisheve, se sa nje eskurzion ose udhetim ndaj dicka qe eshte kuazi femerore”.
Biljana Vankovska: “Eshte e gabim qe per shkak te prezences se disa grave te fuqishme dhe te deshmuara, te thuhet se punet shkojne nga e mbara. Une bile edhe nuk pajtohem ate se rritja e numrit te deputeteve, ministreve ose keshilltareve ne komunat eshte shkak per kenaqesi. Ajo qe vecanerisht brengos eshte se ekzistojne popullata te tera grash (numri i te cilave arrin ne qindra mijera) mbeten te margjinalizuara”.
Roli i organizatave joqeveritare te grave
Ne Maqedoni numri i organizatave joqeveritare te grave eshte i madh. Disa nga ato kane arritur suksese te medha ne perpjekjet e tyre qe t’i afrojne te ashtu quajturat probleme te grave deri te opinioni dhe barazia te funksionoje edhe ne praktike. Por, nese duhet te mendohet edhe per lloj tjeter te veprimit dhe per organizim tjeter brenda ne vete organizatat?
“Ka organizata me te vogla joqeveritare ne te cilat arrihen rezultate me te verteta per respekt, vecanerisht atje ku grate ne vend duhet te luftojne kunder traditave, stereotipave, ndikimin ne mjedis dhe tjera. Ajo, qe brengos eshte menyra e vjeter e rrjetezimit te tyre (nepermjet Lidhjeve te shoqatave te grave ne RM, per shembull), ku me dekada nuk ka demokraci te brendshme, gjak te fresket dhe ide te reja. Shumica e grave jane jashte organizimit te tille pasi qe ose e devalvon fuqine e vertete intelektuale te gruas ose ndonje fuqi tjeter ose e minimizon me organizimin e festave te ndryshme, prani per grate e diplomateve ose per fushata pro qeveritare, qe per gruan e forcon stereotipin e nje gruaje te bute, te dobet. Bile edhe kur ta shihni strukturen e moshes te ketyre mega organizimeve, eshte veshtire t’i njihni interesat e grave te kategorive dhe moshes se ndryshme. Ajo qe eshte me e keqja, format e ketilla te organizimit veshtire arrijne te luftojne per inkuadrimin e interesave te grave ne forma te politikes publike dhe statusit qytetar”, sqaron Vankovska.
Biljana Bejkova, nga OJQ Info qendra, mendon se skena joqeveritare e grave ne Maqedoni eshte nje nga iniciativat me aktive qytetare. “Ajo ne 15 vitet e fundit ne menyre intensive dhe ne kontinuitet angazhohet per barazi gjinore ne shoqeri. Angazhimi i grave me te vertet meriton cdo merite, vecanerisht nese merren parasysh rezultatet nga aktiviteti i tyre, si per shembull: sanksioni me ligj i dhunes familjare, kontrollet e obligueshme pa pagese gjinekologjike per te gjitha grate, kuota gjinore ne ligjet zgjedhore, lufta kunder tregtise me njerez dhe etj.”, thote Biljana Bejkova. “Por, edhe krahas angazhimit te madh dhe deshires qe te behet dicka, mendoj se skenes joqeveritare te grave ne Maqedoni i mungon strategji per ate se ne cilin drejtim dhe si duhet te levize, ne periudhen qe vjen. Kam pershtypje se nje pjese e madhe nga propozimet dhe iniciativat e organizatave te grave vazhdimisht perseriten, gjegjesisht sikur te rrotullohen ne nje vend, se origjinaliteti eshte zevendesuar me rutinen, ndersa elani me nje doze te vogel lodhjeje dhe dezorientim. Vertetim per gjithe kete e shoh edhe ne mungesen e cfaredo qofte reagimi nga skena e grave, por propozimi i Komitetit te Helsinkit te Maqedonise per te Drejtat e Njeriut ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ne mjedise te caktuara rurale, qe meshkujt dhe femrat te votojne vecmas. Kjo ide jo qe shpie nga getoizimi i metejshem i grave, por edhe eshte e kundert me perpjekjet per inkurajimin dhe forcimin e gruas ne shoqeri. Skena femerore ne Maqedoni, ne kete moment, duhet te pyetet nese kjo eshte ajo per te cilen angazhohen dhe lufton?”, pyet Biljana Bejkova.
Cfare thuan meshkujt?
Gjithsesi, kur flitet per barazine e gruas, duhet te degjohet edhe ana e meshkujve. Por, sa eshte e mundur kjo? Meshkujt me siguri mendojne se nuk ka nevoje te flitet ne kete teme, por shumica e meshkujve qe i pyetem thjesht e injorojne pyetjen.
“Qendrimi im ndaj feminizimit ne Maqedoni karakterizohet me simpati te jashtezakonshme ku te gjitha tendencat e tilla i kane mendimet dhe veshtrimet normale feministe”, thote Draganco Apostolovski, politikolog nga Klubi i politikologeve “Justinian Prima”. “Njeherit, ne Maqedoni ende shqyrtohen fillimet, thene kushtimisht te luftes se gruas per barazine e tyre me burrat. Levizjet e tanishme te grave dhe organizatat e respektojne kornizen normale per fitimin e te drejtave me te medha normative (per et cilat mendoj se megjithate i kane pasur deri me tani). Emancipimi i grave ne asnje rast nuk i rrezikon meshkujt, por vetem hap nje fushe me te gjere dhe me cilesore te argumentuar per dialog, te cilat kane te bejne me vendime te verteta dhe te dobishme”, potencon Apostolovski.
Dialogu meshkuj-femra cdo here eshte aktual. E, se konfliktet ne Kuvend nuk jane gjithnje neper vijen partiake ose etnike, por edhe se mund te behet edhe mbivotimi ne relacionin meshkuj-femra, tregon edhe grupimi i grave-deputetet nga te gjitha partite rreth amendamentit me te cilin garantohet se cdo i treti vend ne listat zgjedhore eshte i garantuar per gjinine me pak te perfaqesuar. Prapa ketij amendamenti femeror, qendrojne nenshkrime te vetem dy deputeteve. Do te thote, dialogu vazhdon, vetem te mos shnderrohet ne monolog...
|
|